Tërmeti në Korçë/ Sizmologu Ormeni për Report TV: Goditja kryesore kaloi!

2 Qershor 2019, 13:42

Sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se pas goditjes kryesore dje në qarkun e Korçës, me epiqendër nw Floq, të tjerat vijnë duke u shuar dhe nuk paraqesin rrezik. "Prej goditjes së djeshme deri tani janë lokalizuar mbi 60 tërmete me magnituda të dallueshme, 3 prej tyre të konsiderueshme mbi 4.7 rihter. Kemi pasur edhe goditje të tjera, janë regjistruar 60, por më të vogla, 9 prej tyre kanë qenë mbi 4 ballë dje.

Ndërsa goditjet e sotme kanë magnitudë të ulët. Nga goditja e parë nga dëmtimet, të tjerat e humbin rezistencën. Por, gjatë ditës së sotme goditjet janë me intensitet të ulët dhe shpejtësia në kohë është e vogël, që tregon se do të vijnë duke u shuar. Tërmetet nuk parashikohen, por ne gjykojmë që goditjet kryesore kanë kaluar, të tjerat vijojnë disa ditë, por të vogla
" deklaroi ai.