Tërmeti në Maqedoninë e Veriut, Banorja nga Bulqiza: Nuk ka dëmtime në njerëz dhe banesa

1 Maj 2020, 18:57

Fatjona Osmani, një banore e zonës së Bulqizës në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se tërmeti ka ndodhur rreth orës 16:21, lëkundja ka qenë në Dibrën e Madhe dhe është ndjerë në Maqellarë e Shupencë.

"Nuk ka dëmtime në njerëz dhe në banesa. Njerëzit kanë përjetuar panik por nuk ka dëmtime. Duke pasur parasysh termetin e nëntorit ata janë ndjerë të frikësuar. Nuk ka patur termete të tjera, më shumë është ndjerë në zonën e kufriit dhe jo në zonën e Peshkopisë. Për shkak të banesave 1 ose 2 kate, nuk ka patur dëmtime në banesa", ka thënë ajo.