Tërmeti në Shqipëri/Lotët e Konsullit të Përgjithshëm shqiptar në Itali: Jeni vëllezërit tanë

28 Nëntor 2019, 13:46

Konsulli i Përgjithshëm shqiptar në Itali, Adrian Haskaj nuk mund të mbaj lotët: E gjithë Italia është në këmbë. Italianët në Shqipëri po shpëtojnë jetë njerëzish. Faleminderit!

Italia është një nga kontribuesit më të mëdhenjë të ndihmës me më shumë se 200 trupa të mbrojtjes civile, helikopterë, mjete zjarrfikësish, ekipe mjekësh dhe vullnetarë që janë vënë në dispozicion të mbrojtjes civile shqiptare.