Tërmeti në Turqi, raportuesit e lajmit mes dhimbjes dhe lotëve

25 Janar 2020, 15:14

Teksa Turqia ka nisur ceremonitë e lamtumirës për viktimat e tërmetit, mediat vazhdojnë raportimet nga terreni.

Përpos frikës dhe ankthit, pamjet nuk mund të mos preknin edhe gazetarët që raportojnë lajmet e dhimbshme, atje ku ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ethshëm punën.

Gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, gazetarja dhe CNN Turk nisi të qante live teksa pas saj vijonte operacioni pëe nxjerrjen e trupave nga rrënojat.