Tërmeti shembi shtëpinë, koronavirusi mbylli shkollat, 10-vjeçarja në çadër në Belsh: S'kemi internet për mësimet...kur na jep fqinja

25 Mars 2020, 15:34

Që prej mbylljes së shkollave për shkak të situatës nga koronavirusi në vend mësimi po zhvillohet online në shtëpi në mënyrë që nxënësit të vijojnë normalisht marrjen e njohurive për këtë vit shkollor. Por a kanë të gjithë mundësi nxënësit që të zhvillojnë mësimin online, duke nisur që te mungesa e një celulari, një kompjueter apo mundësia që të kenë akses në internet.