Tërmeti shkund Parlamentin, deputetët sllovenë boshatisin sallën të tmerruar (Video)

29 Dhjetor 2020, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2020-12-29 14:47:58

Tërmeti magnitudë 6.3 me epiqendër në Kroaci është ndjerë edhe në Slloveninë fqinje. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lëkundjet ndërpresin punimet në sallën e parlamentit dhe detyrohen të largohen.

Për arsye sigurie, Sllovenia ka mbyllur edhe një impiant bërthamor në vend.

Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa. Ndërsa javët e fundit janë ndjerë dhjetëra tërmete, të magnitudave të ndryshme.