Tërmeti/ Veliaj për Report Tv: 70% e familjeve në fshat janë akomoduar! Në qytet na duhet një vit kohë

26 Nëntor 2020, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2020-11-26 16:40:52

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intërvistë ekskluzive për Report Tv ka dhënë detaje lidhur me procesin e rindërtimit në Tiranë. Ai ka deklaruar se 70% e familjarëve në fshatra janë akomoduar pasi ka pasur më pak burokracira, e ndërsa për lagjet e reja në qytet duhen 12-13 muaj kohë.

"Në disa raste, sidomos në zonat rurale ecur shumë shpejt, po kthehem nga Ndroqi, që kemi një lagje të re me 74 shtëpi, që janë strehuar banorët që i kanë pasur shtëpisë shumë larg, por do të zhvendosen në buzë të rrugës. Kemi 500 kantierë të hapura, këtu është për pjesën rurale, se në shumicën e rasteve e kanë pasur tokën vetë banorët dhe burokracia është pak më e shkurtë. Në 5 maj kemi filluar lagjen e re. I kemi pas njohur si ndërtesa të konvikte këtu në Kamëz. Fatkeqësitë mund t'i kthejmë këtu, ikën 10 banesa të zaptuara, këtu do të ndërtojmë 8 godina që do të kemi përveç konviktit, laborator, bibliotekë që të ndihet si një kampus, ka qenë një nga hapësirat më të bukura, por pastaj ndodhi zaptimi, dhe nga një perfieri e Tiranës të jetë një bizhu. Ne do të fillojmë edhe të konviktet e mjekësisë, do të rrëzohen për të fillua ndërtesat e reja dhe e treta do të bëjmë te Qytet Studeni, që kanë qenë ndërtesa të zaptuara.

Në Tiranë, në fshat kemi mbaruar me 70% të akomodimit, në qytet jemi vetëm të ndërthurje të shtëpitë individuale, ndërsa për pallatet duhet një punë 12-13 muaj për të mbaruar punën në lagjen "5 maj", Kombinat dhe kapmpuset, pasi kërkojnë më shumë financime, strukturë, kështu që jam i bindur që do të takohemi këtu prap për një vit", tha Veliaj.

Veliaj tha se COVID-i ka ndikuar në procesin e rindërtimit duke dhënë lajmin se Komisioni i vlerësimit të banesave është ndërruar 4 herë sepse për prekur nga virusi.

 

Kategori të tjera