Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në emisioni Porta a Porta të gazetarit të mirënjohur italian Bruno Vespa. I pranishëm në studio edhe kritiku i artit Vittorio Sgarbi bashkë me vajzën e tij italo-shqiptare Alba Sgarbi. Të gjithë treguan mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, dhe Sgarbi kujtoi fjalën e urtë shqiptare se tërmeti mund të përkulë malin, por jo supet e shqiptarit.
Kryeministri Rama falenderoi per solidaritetin e veçante te Italisë dhe promovoi dhe portalin për mbledhjen zyrtare të fondeve përmes e-albania duke premtuar një rindërtim të shpejtë të vendit. "E bukura do të ndihmojë për të kaluar këtë situatë kaq të vështirë - tha Rama. Do të ndërtojmë një lagje të tërë të bukur në Durrës, por dhe të tjera në Tiranë, për të cilat po punojnë arkitektë të huaj të njohur. Nuk do të jenë shtëpi për të varfër, - tha Rama, - nuk do të jenë shtëpi ku djali të trashëgoi varfërinë e babait".Moderatori dhe gazetari Bruno Vespa, duke uruar shpresë dhe ringjallje pas tërmetit, kujtoi rastin e tërmetit në krahinën e Friulit në Itali, ku u gjet forca që nga një krahinë e varfër të bëhej një nga krahinat më të forta dhe pasura në Itali pas tërmetit.