Tërmetit nuk i shpëton as xhamia e Thumanës

29 Nëntor 2019, 14:19

Dëmeve nga tërmeti i së martës që shkundi Shqipërinë duke lënë dhjetëra viktima, nuk i ka shpëtuar as xhamia në Thumanë. Nga pamjet që sjell gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri, shihet se si kanë rënë suvatë brenda xhamisë, ndërsa fatmirësisht në orën e tërmetit 03:54 nuk ka pasur asnjë besimtar brenda. Tërmeti ka krijuar dëme të dukshme dhe jashtë godinës së xhamisë. Xhamia tashmë është kthyer në një vendgrumbullim të ndihmave të dhëna nga qytetarët e shumtë që u sensibilizuan pas tërmetit, disa prej të cilave u janë shpërndarë të prekurve në çadra.