Terrorizmi dhe ekstremizmi, Mbreti i Jordanisë nesër në Tiranë, takim me Ramën

3 Qershor 2018, 10:10

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II ka zgjedhur Tiranën si vendi ku do të organizojë për herë të parë jashtë vendit të tij, forumin kundër terrorizmit krijuar nga vetë ai, “Aqaba Meetings”. Mbreti do të jetë nesër në Tiranë, për të hapur këtë konferencë bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kësaj here është qeveria shqiptare dhe ajo holandeze që e organizojnë forumin ku do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, mes tyre kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të qeverisë Maqedonase e asaj Bullgare.

Takimi do të diskutojë sfidat e Ballkanit Perëndimor ndaj ekstremizmit, dhe  në të do të marrin pjesë zyrtarë të çështjeve të sigurisë dhe çështjeve politike nga disa vende të rajonit, partnerë ndërkombëtare, BE, si dhe përfaqësues të fesë dhe akademikë.

Forumi “Aqaba Meetings”, u iniciua në vitin 2015 nga vetë Mbreti Abdulla II i Jordanisë me qëllim koordinimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

    No videos found.