Terrorizoi Pireun me kallashnikov, shqiptari vritet në burgun e Athinës nga bandat rivale

14 Janar 2019, 16:13

GREQI- Shqiptari Albert Bako është ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga anëtarët e një bande rivale në burgun e Korydallos në Athinë. 

Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Michalis Zafiropulos. 

Policia greke dyshon se sulmi ndaj Bakos ishte i planifikuar sepse ai sa kishte mbërritur në burgun e Athinës nga burgu i Hanias së Kretës pasi së shpejti do të fillonte gjyqi për vrasjen e avokatit.

Ai ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas. Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqeshin grupime të armatosura, të cilat promovonin Shqipërinë Etnike dhe shprehin revoltën e tyre për policinë greke.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, gazetari Shpëtim Zinxhiria u shpreh se qindra shqiptarë vriten në Greqi çdo vit ndërkohë që Ambasada shqiptare atje nuk reagon.

“Çdo vit në Greqi vriten 185 shqiptarë. Ambasada është mbushur me miq, asnjë ska përfunduar shkollën për diplomaci dhe nuk dinë të bëjnë punën e tyre. Sa kohë ata nuk dinë që të kërkojnë të drejtat tona, vrasjet do të vazhdojnë. Shqiptarët janë të shkëputur nga të burgosurit e tjerë, kalojnë tmerre në burgjet greke.”

Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar. Për më shumë