Testet e shpejta në Shkodër/ Mjekja: Impakt pozitiv për izolimin e rasteve

11 Dhjetor 2020, 16:58

Shkodra vijon të jetë një vatër e nxehtë e përhapjes së Covid 19, ku janë rritur rastet e personave të testuar pozitiv që thyejnë karantinimin. Mjekja epidemiologe Dhurata Hysa, e bëri këtë pohim duke thënë që në qytetin verior ka filluar aplikimi i testimeve të shpejta që do të sjellë dhe një impakt pozitiv në izolimin e vatrave të Sars Cov2. Një mungesë e theksuar ndërgjegjësimi dhe vigjilence për të zbatuar rregullat e karantinimit nga persona që rezultojnë të testuar pozitiv me Sars COV2 .