Testi i poligrafit për kandidatët dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si një ndër kushtet e përzgjedhjes përfundon në Gjykatën Kushtetuese.
ReportTv mëson se kërkesa është depozituar disa javë më parë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. KSHH në kërkesë argumenton se ky test shkel të drejtat e njeriut dhe privatësinë, dy të drejta të saksionuara ne Kushtetutë. Poligrafi u aplikua zyrtarisht në garën e drejtuesve të BKH. Poligrafi u bë shkak për disa përjashtime nga gara.
Për këtë KSHH ka kërkuar shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 34, pika 2, shkronja “gj”; nenit 38, pika 2, shkronja “e” të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe nenit 38, pika 2, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Veç të tjerash Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon dhe shfuqizimin e nenit 131 në ligjin për policinë e Stetit, që u njihet e drejta të mbledhin informacione duke gjurmuar dhe përgjua në mënyre ambientale.