Tetë ditë pas kërkesës së FSHF-së, asnjë përgjigjje për rikthimin e tifozëve në stadiume

18 Mars 2021, 15:21

Edhe pse kanë kaluar tetë ditë që nga moment i kërkesës për të patur tifoz në stadium për ndeshjen me Anglinë, Ministria e Shëndetësisë nuk i ka kthyer ende asnjë përgjigjje Federatës Shqiptare të Futbollit. Koha e mbetur në dispozicion, 28 marsi kur luhet ndeshja, është shumë afër dhe mundësia për një përgjigjje pozitive është tkurrur shumë.

Përveç ndeshjes me Anglinë në Air Albania Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshjet të tjera kualifikuese në fund të marsit. Më 25 prill nis fushata kundër Andorës dhe me 31 kundër San Marinos.