Tetori rozë/ Kim: Burra, tregoni dashurinë tuaj për bashkëshortet tuaja! Gratë e Elbasanit marshim

23 Tetor 2020, 22:37

ELBASAN- "Burra, tregoni dashurinë tuaj te gratë"... Nga qyteti i Elbasanit, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu bëri thirrje burrave që edhe ata të kontribuojnë për shëndetin e grave në luftën ndaj kancerit të gjirit.

Rrëfime personale se si e fituan betejën ndaj kancerit të gjirit, sollën gra dhe vajza gjatë aktivitetit. Në 12 vjetorin e fjongos rozë, Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se janë ekzaminuar 20 mijë gra në vit por njoftoi se kjo shifër synohet të dyfishohet.

“Janë ekzaminuar 20 mijë gra ne vit. Synojmë te dyfishojmë këtë shifër. Te shtojmë dhe përmirësoje diagnostikimet e hershme. Kemi vendosur mamografi ne 6 spitale rajonale. Këtë vit edhe ne Fier. Muaji tetor nuk mjafton. Çdo dite e vitit duhet te jete kambane alarmi", tha Manastirliu.

Edhe ministrja Evis Kushi dha një mesazh. “Sa më e shëndetshme janë gratë dhe vajzat aq më e shëndetshme është shoqëria”, tha Kushi.

Nën moton: "Është koha te kujdesesh për veten", marshimi synon rritjen e sensibilizimit ne emër te jetës dhe vijimësisë se saj.