Tetori rozë/ Mjekja në Vlorë: Gratë kanë turp, s’bëjnë kontrolle për gjirin

22 Tetor 2020, 18:37

Ndonëse jemi në muajin tetor që i kushtohet ndërgjegjësimit të grave për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, në qytetin e Vlorës numri i kontrolleve është mjaft i ulët. Sipas mjekëve kjo vjen pasi gratë dhe vajzat, veçanërisht të zonave rurale i druhen vizitave mjekësore.