Tetori rozë/ Mjekja: Vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi i grave për kontrolle! Diagnoza e hershme rrit mbijetesën

1 Tetor 2020, 15:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-01 17:02:02

TIRANË- Me nisjen e muajit tetor kemi hyrë zyrtarisht në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit. Fjongoja rozë është simboli i këtij muaji që i kushtohet ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Mjekja onkologe, Dhurata Tarifa thotë për Report Tv se kanceri i gjirit është një sëmundje e kurueshme nëse zbulohet në stad të hershëm.