Teuta bën blerje për titull, firmos me Bregun! Copëtohet Kukësi

29 Shtator 2020, 16:58

Teuta ka bërë një goditje të bujshme në merkato, duke firmosur me një nga futbollistët më të spikatur në Superligë si Dejvi Bregu. 25-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Skënderbeut, ndërsa tashmë është prezantuar te ‘djemtë e detit’, të cilët me këtë goditje tregojnë se synojnë kampionatin.

“KF Teuta , njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Dejvi Bregu. Lojtari është prezantuar dhe nesër do të zhvilloj seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 24 tetor 1995, Dejvi Bregu, në skuadrën e Teutes vjen pas eksperiences me Skendërbeun ku është paraqitur për dy sezone. Dejvi Bregu, i gjatë 1.75 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofensiv, dhe ne krahun e majt të mesfushës. Afrimi i Bregut në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës blu të Teutës.”