Teuta merr kryesimin e Superligës, në Shkodër Vllaznia ndan pikët me Partizanin

3 Prill 2021, 20:39

#reportTV #lajmeshqip #lajme Fitorja kundër Laçit me rezultatin minimal 1-0 i ka dhënë kryesimin e Superligës Teutës në javën 26. Goli i Dejvi Bregut në pjesën e dytë ka mjaftuar për të marrë tre pikët ndaj një kundërshtari që pas kësaj humbje renditet në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se durrasakët. Kryeminin Teuta e mori edhe falë barazimit pa gola të Vllaznisë me Partizanin, e cila ishte edhe supersfida e kësaj jave. Rezultati 0-0 i heq mundësinë e udhëheqjes Vllaznisë për shkak të ndeshjeve direkte me Teutën pavarësisht se ndodhën në kuotë të barbartë pikësh. Për Partizanin e Dajës vetëm vendi i katërt, por mbetet në garë pasi ashtu si Laçi është vetëm 2 pikë larg kreut. Ndërkohë të dielën do luhen tre ndeshjet e tjera të kësaj jave me Tiranën që pret Apoloninë e vendit të fundit. Orges Shehi, trajner i Tiranës: “Nuk emndoj se ka përbballje të lehta. Ato ndeshje që duken të lehta në letër bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që pavarësisht pozicionit që ka gabojmë rëndë nëse nuk i japim vlerësimin e duhur.” Sakaq Kukësi i shumë gabimeve pret në Elbasan Arena Skënderbeun. Mirel Josa, trajner i Kukësit: “Ne duhet të jemi shumë të përqendruar për të mos trash gabimet tona të cilat kanë qenë pa masë kohët e fundit.” Ndeshja tjetër e kësaj jave është mes Bylisit dhe Kastriotit.