Teuta përmbyset nga Kastrioti, durrsakët asnjë fitore këtë sezon

8 Tetor 2022, 20:29

Kastrioti fitoi 2-1 me Teutën në javën e shtatë të Superligës. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin e Kamzës ka qenë e luftuar, me Karabecin që në minutën e 13 kaloi në avantazh miqtë. Teksa gjithçka dukej në rrugën e duhur, Karakaçi me një perlë nga distanca vendosi barazimin, para se Morbeck në minutën e 45 të kalonte vendasit e Çelës në avantazh. Në krizë Teuta, që qëndron në fundin e klasifikimit me katër pikë duke mos marrë asnjë fitore këtë sezon.