Texas, plumba ndaj besimtarëve në kishë, tre të vdekur, publikohen pamjet e sulmit

30 Dhjetor 2019, 10:22 | Përditesimi i fundit: 2019-12-30 10:25:03

Nga të shtënat në një kishë në White Settlement, në Texas të SHBA kanë gjetur vdekjen 3 persona, përfshi dhe autorin e sulmit.

Burime policore thanë se personi që hapi zjarr u qëllua nga rojet private të kishës të cilët parandaluan një masakër të vërtetë dhe se ende nuk janë të qarta motivet e sulmit me armë.

Tronditja prej sulmit u amplifikua për faktin se mesha e mëngjesit në kishë u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale dhe shumë asistuan live në skenat e dhunës.

Vlen të kujtohet se në Texasa në muajin gusht 22 persona u vranë në një dyqan në El Paso. Ndryshimet e fundit në ligjin për armët në Teksas lejojnë persona të autorizuar të mbajnë armë në kishë.

Dje në New York një person i armatosur hyri me dhunë në shtëpinë e një rabini dhe plagosi pesë persona.

Incidenti pasoi një seri kërcënimesh dhe sulmesh antisemitike në disa shtete të tjera të SHBA.

Zyrtarët e New Jersey pretenduan se vrasja e një detektivi dhe tre personave në një supermarket hebre ishte rezultat i antisemitizmit.