Thaçi flet pas 4 ditëve në Hagë: Për 21 vite janë fabrikuar shpifje, askush nuk tjetërson historinë e lavdishme të UÇK! Në fund të rrugëtimit do dal i pastër

18 Korrik 2020, 20:26 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 20:32:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar qytetarëve me një mesazh pas 4 ditë intervistimi në Hagë, ndajë të cilit janë ngritur aktakuza për krime lufte. Thaçi tha se liria e Kosovës është vulosur nga gjaku i atyre që ranë dëshmorë dhe se të gjitha akuzat janë të fabrikuara.

Thaçi tha se askush nuk ka të drejtë të rishkruaj historinë e lavdishme të luftës çlirimtare të Ksovës dhe se për 21 vite me radhë janë fabrikuar akuza e shpifje mbi UÇK por që do të vulos njëherë e mirë  rolin e pazëvendësueshëm dhe historik të UÇK-së. Ai u shpreh se  në fund të këtij rrugëtimi do të dalë i pastër nga akuzat dhe se shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët që i kanë besuar.