Thaçi: Kosova mund të heqë taksën 100%, nëse Serbia plotëson këtë kusht

7 Janar 2019, 15:40

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehet se Kosova mund ta heqë taksën daj Serbisë, por me kushtin që të ketë një marrëveshje finale paqësore me shtetin serb. Sipas Thaçit kjo marrëveshje do të shërbejë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Reagimi i Thaçit
Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë.