Thaçi: Nominoj Avdulla Hotin si kryeministër të ri të Kosovës, qeveria e re zgjidhet brenda pak ditësh në Kuvend

30 Prill 2020, 16:30 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 17:26:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nominuar për kryeministër të ri të Kososvës Avdullah Hotin, ndërsa tha se qeveria e re do të zgjidhet brenda pak ditësh në Kuvend.

Thaçi tha se pas takimit që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend, të gjithë janë dokort për krijimin e një qeverie të re, përveç një partie politike.

"Jemi në një situatë kur qeveria është rrezuar me një mocion mosbesimi në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe përfaqësuesve legjitim me 2/3 e deputetëve. Këto veprime politike janë të rregulluara qartë me Kushtetutë. Pas takimit me të gjithë përfaqësuesit e partive në Kuvend vlerësojnë se Kosova duhet të kenë  një qeveri të re me përjashtim të një partie politike.  Avdullah Hoti e kam nominuar si kryeministër të ri për Kosovën. Në ditët në vijim një qeveri e re mund të emërohet në Kuvend në përputhje me Kushtetutën", tha Thaçi.