Thahet Fierza, bie rezerva energjetike në kaskadë, KESH: Niveli i ujit në liqenin në kuotën 287 metra

21 Korrik 2020, 19:30

Liqeni i Fierzës po lë bregun e po tkurret çdo ditë rreth kupolës së tij. Aktualisht dy lumenjtë që furnizojnë liqenin, Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 50 metër kub ujë në sekondë. Niveli i ujit është në kuotën  287 metra, ç'ka tregon situatën e vështirë hidrike.