'The Sun' artikull aktivitetit kriminal të shqiptarëve në Angli: Janë arrestuar 140 trafikantë

16 Shtator 2018, 22:09

Prestigjiozja britanike ‘The Sun’ i ka kushtuar një artikull shqiptarëve dhe aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e tyre shkruhet se kriminelët e drogës në Midlands janë duke u zëvendësuar nga mafia shqiptare, e cila ka marrë në dorë aktivitetet kriminale në vend.

Sipas një tabele të publikuar nga The Sun, për nga kriminaliteti vendin e parë e zënë britanikët me 73,6 për qind, vendin e dytë pakistanezët me 2,56 përqind, ndërsa vendin e tretë shqiptarët me 1.98 për qind.

Më pas, sipas presitigjiozes britanike, për nga kriminaliteti vijnë shtetasit rumunë, polakë, indianë, irakenë dhe kinezë.