'The Times' bën 'shembull' Bashën! Zbërthen skemën financimit nga kompani fantazmë

19 Janar 2020, 10:21

Prestigjiozja britanike “The Times” ka publikuar një artikull ku tregon abuzimin e subjekteve të përfshira në korrupsion miliarda dollarësh, shitjen e armëve dhe çështjet e pastrimit të parave në ish-Bashkimin Sovjetik, Afrikë dhe Amerikën Latine.

E për ta ilustruar këtë skemë kriminale “The Times” ka marrë si rast perfekt rastin e Lulzim Bashës, i cili sipas prestigjiozes britanike “shkeli rregullat e shpëtoi pa u ndëshkuar”.

Fotoja e lajmit është pikërisht Lulzim Basha, si ikona e një skandali me mbi 650 mijë dollarë financim të padeklaruar se nga buronin.

“The Times” duke zbërthyer skemën e madhe të mashtrimit shkruan se “Në vitin 2018 regjistrimet publike treguan se kishte paguar qindra mijëra dollarë një lobisti amerikan në emër të Partisë Demokratike të Z.Basha. Z. Basha fillimisht u akuzua për pastrim parash por kjo akuzë u rrëzua. Biniatta Trade u lejua të ndryshojë emrin e saj dhe pastaj të shpërbëhej vitin e kaluar pa identifikuar kurrë një pronar të vërtetë përfitues.”

    No videos found.