Thellohet skandali financiar i Shkëlzen Berishës: Skema si mori 1.8 milion euro nën hundën e Shtetit me kompaninë me vetëm një punonjës

24 Korrik 2020, 20:02

Thellohet dhe merr një tjetër rrjedhë skandali financiar me protagonist Shkëlzen Berishën, i cili deklaron se ka marrë një kredi 1.8 milionë euro për të blerë disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë si garanci bankës pikërisht këto prona, vlera e të cilave është dukshëm shumë më e ulët se sa principali, pra se vlera totale që Shkëlzeni i ka borxh bankës. Dokumentet e reja të siguruara nga Report Tv ngrenë dyshime të forta mbi këtë afere. Kompania 'Logal’ sh.p.k me pronar Shkëlzen Berishën është e regjistruar në vitin 2015 dhe zyrtarisht zhvillon si aktivitet ''menaxhimin e hapësirave për zhvillim biznesi dhe procesesh përpunuese të produkteve ushqimore, frutave etj”.