Theu karantinën duke luajtur futboll natën te Pylli i Sodës! Pezullohet shefi i qarkullimit në Vlorë, e pëson edhe polici që i pa, por s'i gjobiti

12 Prill 2020, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 22:53:40

Shefi i qarkullimit në Vlorë Rustem Plaka është pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pasi në orën 01:00 pas mesnate së bashku me 9 persona të tjerë u kap duke luajtur futboll në Pyllin e Sodës, në zonën ku stërvitet ekipi i Flamurtarit.