Theu karantinën, lezhjani i shpëton për një qime gjobës, fshihet pas murit dhe ndjek policinë me bisht të syrit

22 Mars 2020, 17:02

Një i ri i cili po lëvizte në rrugën e 'Shtrausit' në Lezhë rreth orës 16:30, i është fshehur policisë në një nga muret e një pallati. Report Tv sjell pamjet, kur nga frika ndëshkimit e ka detyruar qytetarin të qëndrojë pas murit, teksa dy makina policie po patrullonin në rrugë, duke monitoruar situatën për zbatimin e urdhrit që kufizon lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve. Sapo makinat e policisë kaluan, qytetari doli sërish në rrugë për të shkuar në destinacionin ku ishte nisur. Qyteti i Lezhës është i boshatisur që prej orës 13:00 të së shtunës dhe qytetarët që nuk e kanë zbatuar urdhrin kanë qenë të paktë.

  •