Thirjet e SHBA-së për 'Drejtësinë'/ Panariti: Reforma është e jona dhe na takon ne ta zbatojmë! (Opozita heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme?)

26 Maj 2020, 18:23

TIRANË- Opozita duket se ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe ish- ministri i i Bujqësisë Edmond Panariti e ka argumentuar një vendim të tillë, duke thënë se shkak janë bërë zhvillimet e shumta politike.

Në një intervistë në Report Tv, Panariti tha se ky nuk është një dështim i opozitës, pra mos realizimi i kësaj kërkese, por është detyruar që të kalohet në plan të dytë.