Thirrja e Berishës, Balla: Antikushtetuese, 10 minuta pushim

21 Dhjetor 2018, 13:42

Pas fjalës së Berishës në të cilën i bëri thirrje qytetarëve ‘O djema rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Berisha bëri thirrje antikushtetuese, sipas Kushtetutës këto janë të jashtëligjshme kur bëhen në foltoren e Kuvendit. Në emër të grupit kërkojmë 10 minuta pushim për të diskutuar me grupin nëse do të kërkojmë përjashtimin e Berishës,”-tha Balla.