Thirrja e Metës për 'besëlidhje' në shesh, Ndoka: Do marr pjesë si qytetar!

19 Shkurt 2020, 23:17

TIRANE- Kreu i PDK, Nard Ndoka ka folur në emisionin e Repolitix lidhur me propozimin e presidentit për tubim popullor në datë 2 Mars. Ndoka tha se nuk ka një vendimmarrje politike nga ana e opozitës për pjesëmarrje në këtë protestë, ndërsa shtoi se do të jetë në shesh si qytetar, pasi është dakord me deklaratën e kreut të shtetit se vendi është në kushtet e një grushti shteti.

Ai shpjegoi se kryedemokrati Lulzim Basha është informuar lidhur me situatën kur ndodhi vendi nga presidenti Meta. Ndoka deklaroi se nuk është i habitur për propozimin e presidentit Meta për tubimin popullor duke kujtuar marshimin e thirrur në një tjetër datë domethënëse, atë të 8 dhjetorit, e cila u shty për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

"Ka qenë një bisedë konstruktive. Presidenti e ka informuar Bashë me të gjitha etapat për grusht shteit dhe i ka kërkuar që këto informacione të na i përcjellë edhe ne. Basha na ka informuar ne dhe nuk është diksutuar fare për protesta. Unë nuk jam habitur. Ndoshat për datën, por axhendën e tij ai e kishte bërë publike. Tërmeti  e zhvendosi në kohë. Pati një ndryshim kursi nga ana e mazhorancës por provat që ka presidenti i Republikës sollën këtë lëvizje. Presidenti po mbron  kushtetutën. Unë do shkoj si qytetar. Nuk ka një vendimarrje politike nga ana e opozitës për këtë. Jemi në kuadër të një grushti shteti. Duhet frenuar mazhoranca. Ai po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk po bën protestë por ka thirrur një tubim për besëlidhje

Ne kemi një informacion nga presidenti i Republikës, Ne jemi në kushtet e një grushti shteti. Presidenti në këtë rast po mbron sistemin, po mbron Reformën në Drejtësi. Edi Rama një vëlla ka, por është kunati njërit, baxhanaku i tjetrit. Ky është alarmi. I vetmi premtim që Edi Rama është se nuk kemi parë gjë akoma. Ne pamë zgjedhje moniste, kapje të të gjitha bashkive, shantazhimin e presidentit të Republikës. Ne e njohim Berishën si një model autoritar, por as në kohën e tij në 97 nuk është parë kjo", tha Ndoka.

    No videos found.