Thirrja e regjisores Elma Dorezi: Ju lutem respektoni karantinimin! Qëndroni në shtëpi, nëse keni qenë afër me ndonjë të prekur!

22 Prill 2020, 15:52

Aktorja dhe regjisorja e njohur Elma Dorezi, e cila është munduar që përgjatë një muaji të karantinimit që të pëcjell humor online për të përballuar jetën në karantinë së bashku me prindërit e saj, këtë herë zgjedh që të flas më seriozisht se kurrë.                               

Pas lajmit zyrtar të përhapjes së infeksionit COVID 19 në një fasoneri, Elma Dorezi u bënë thirrje që të prekurit, ose ata që kanë qenë në kontakt me njërin prej tyre të vetëkarantinohen, për të mos shkaktuar viktima.