Thirrja me zë të lartë për Olsian Çelën: Arresto urgjentisht këta dy prokurorë

27 Maj 2020, 10:12 | Përditesimi i fundit: 2020-05-27 11:47:08

Një telefonues nga Cërriku mëngjesin e sotëm u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe kishte një thirrje për kryeprokurorin Olsian Çela. Zotëria në komunikimin me gazetarin Andi Kapxhiu lëshoi akuza të ashpra kryesisht për dy prokurorë Besim Hajdarmatajn dhe Vladimir Marën për të cilët tha se prokurori i përgjithshëm aktual duhet t’i arrestojë ose ndryshe të japë dorëheqjen.