Thirrja për protestë, Balla: Kapriço dhe histori idioteske! Meta ta ndajë, do të vijojë të jetë një nga liderët e opozitës apo President

21 Shkurt 2020, 11:52 | Përditesimi i fundit: 2020-02-21 14:05:00

TIRANE-Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla i cilësoi si kapriço për halle personale dhe histori idiotestke akuzat e Presidentit Ilir Meta për shumicën lidhur me gjykatën Kushtetuese. Balla u shpreh se Ilir Meta duhet të ndajë nëse do të vijojë të jetë një nga liderët e opozitës apo President i Republikës.

Prononcimi i plotë i Taulant Ballës
E informova mbi plotësimin e detyrimeve nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit dhe jemi në një moment të rëndësishëm historik, mendoj se pas metodologjisë së re, BE-ja të kenë tejkaluar divergjencat për shpejtësinë e procesit të integrimit për rastin e vendimmarrjes për Shqipërinë. Këshilli i 26 Marsit do të jetë një moment i rëndësishëm, ku pritshmëritë janë që Shqipëria dhe Maqedonia të marrin dritën jeshile për bisedime. Duhet të kuptojnë të gjithë aktorët që e ardhmja europiane është projekti më i rëndësishëm dhe të lënë kapriçot personale dhe të fokusohen këtu. E rifalenderojmë BE-në dhe presidenten e KE-së për Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, për shumën fantastike për procesin e rindërtimit dhe për t'u garantuar 14 mijë familjeve shqiptare që në një kohë të shkurtër të jenë rikthyer në shtëpinë e re.