Thirrjet fetare në ndeshjen Laçi-Tirana, policia proçedon 22-vjeçarin

28 Maj 2019, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2019-05-28 16:31:03

Një person me inicialet M.M 23 vjeç ka rënë në prangat e policisë i proçeduar nga antiterrori për thirrjet fetare të bëra në stadium në ndeshjen e Superligës Laçi-Tirana. Ky person mendohet se është nxitësi i thirrjeve “Allahu Akbar” nga grupimi “Tirona Fanatics” në ndeshjen që ekipi bardheblu zhvilloi në transfertë.

Arsye se përse këto thirrje kanë bërë shumë përshtypje është se Laçi përgjithësisht personifikohet si një qytet me një nga objektet e shenjta fetare, siç është “Kisha e Laçit”.

Ndërkohë një tjetër detaj për të mos u nashkaluar është se pas thirrjeve fetare, disa tifozë të grupimit ‘Tirona Fanatics’ nisën të shanin me një fjalor aspak të përshtatshëm. Për këto deklarata vetë grupimi ka reguar në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

Tirona Fanatics, duke pare zhurmen e madhe te krijuara nga mediat dhe opinioni publik,ndjen detyrim te shpjegoje se thirrjet e djeshme ne lac, te cilat jane konsideruar provokim, ka qene kor spontan per te uruar pjesen e tifozeve tone qe ishin ne stadium por edhe te gjithe muslimanet per festen e Ramazanit, ashtu sic Fanatics ka uruar dhe do te uroje cdo feste tjeter, te te gjithe feve, duke respektuar besimin e cdo antari…

Tirona Fanatics dhe tifozet e Tirones i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanela. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone.

TF NUK KA FE TE PERCAKTUAR e as te inponuar, ama respekton te gjitha ato, pa dallim!

*Te enjten Tirona luan ndeshjen e fundit ne 16:30 kunder flamurtarit ne Selmon Stermosi.

Prezenca e cilitdo eshte e rendesishme, te gjithe bashke aty, vetem per emrin e modh te TIRONES!