Thirrjet 'Rama ik' në stadium/ Basha: Të hapë rrugën!

18 Nëntor 2019, 14:34

LEZHE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjeve të një grupi tifozësh 'Rama Ik' mbrëmjen e djeshme në stadiumin ri e kombëtar në sfidën përballë Francës duke e cilësuar si jehonën e shqiptarëve. Basha i kërkoi Edi Ramës që të hapë rrugën dhe të largohet.

"Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë; i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën, nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë.

Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapësh rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur" tha Basha.