THUMANA në lot e trishtim!

26 Nëntor 2019, 15:12

THUMANË -  Shqipëria është me sytë nga Thumana dhe Durrësi aty ku janë shënuar dhjetëra viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Në Thumanën e Fushë-Krujës u shemben thuajse totalisht tre pallate 5 katësh, duke lënë nën rrënoja njerëz të pajetë. E trishtë ishte pamja e ofruar teksa një gjyshe kishte ndërruar jetë nën rrënoja ndërsa në prehrin e saj mbante nipin e vogël, i cili fatmirësisht doli gjallë nga forcat e shpëtimit. Një grua, një burrë, një vajzë, një foshnje, e të tjerë, të cilët ende nuk  janë identifikuar, u ndanë tragjikisht nga jeta nga lëkundjes e njëpasnjëshme sizmike, ajo më e forta 6.4 ballë.