Thumanë, tërmeti i ka kthyer në sypatrembur, banorët harrojnë Covid-19, mbledhin skrap

9 Prill 2020, 14:37

Me dhjetëra qytetarë të Thumanës kanë dalë për të mbledhur hekur nga rrënojat e mbetura pas nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për t'i shitur ato më pas për skrap. Pa maskë dhe doreza, një prej banorëve shprehet se nuk kanë frikë nga koronavirusi, pasi siç thotë, Thumanën nuk e gjen gjë, sepse i ka rënë njëherë bomba e nuk do t’i bjerë sërish. Mbledhja e skrapit është e vetmja formë që ata kanë për të siguruar bukën e gojës.