Thyen karantinën, 'Benz'-i pritë 'Opel'-it, dy persona i thyejnë xhamin me çekiç dhe dhunojnë të riun

25 Prill 2020, 21:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 21:27:11

FIER-Mbrëmjen e sotme disa persona janë përfshirë në një sherr në qendër të qytetit. Sipas burimeve të para mësohet se dy të rinj që po udhëtonin me një makinë tip 'Benz' me targa AA600MU i bënë pritë një 'OPEL'-i ku po udhëtonin një djalë i shoqëruar me një vajzë. Të dy grupet në thyerje të karantinës.

Dy djemtë që ishin te 'Benz'-i kanë zbritur duke u drejtuar te 'OPEL'-i dhe thyer xhamin e shoferit me çekiç. Pasi e zbritën nga makina të riun e shoqëruar nga një vajzë e rrahën. Policia ka arritur pas sinjalizimit duke i shoqëruar në komisariat.