Thyen rregullat e karantinës pasi donin të vinin në Shqipëri, policia greke gjobit 12 shqiptarë

16 Prill 2020, 09:18

12 shqiptarë, emigrant në Greqi, janë gjobitur me 300 euro nga policia greke pasi thyen rregullat e karantinës duke lëvizur pa leje. Sipas mediave greke emigrantët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igumenicë dhe prej andej do të vinin për në Shqipëri.