Thyen shtet-rrethimin, shkon në 754 numri i shoferëve të ndëshkuar

14 Mars 2020, 09:19

Thyen shtet-rrethimin, shkon në 754 numri i shoferëve të ndëshkuar. 

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e urdhrit për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Shkon në 745 numri i drejtuesve të automjeteve, të ndëshkuar me masë administrative.

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë e Elbasan, të cilët në kundërshtim me urdhrin dhe në gjendje të dehur qarkullonin në rrugë, si dhe një drejtues mjeti në Shkodër për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik.