'Ti Edi Rama i PD me grusht, unë i PS me 2 gishta', Rama hedh video gjatë fluturimit drejt Kukësit me 'çunat nga Londra': Më ke sharë aq shumë sa s'të punon telefoni

18 Prill 2021, 17:40

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me momente nga fluturimi i parë drejt Kukësit. Gjatëe fluturimit nga Rinasi në Kukës Rama ka bërë batuta me emigratët e kthyer nga Londra, të cilët i ka pyetur nëse e besojnë tani u ndërtua aeroporti dhe nisi fluturimet.

Pjesë nga biseda:

Emigranti: Puna e mirë nuk shahet.

Rama: Para se me e bo...

Rama: Tani po e besoni apo akoma..

Emigranti: E kam besu gjithmonë

Rama: Edi Rama je ti. Ky është Edi Rama i PD. Aq shumë e ka mësuar telefonin e ka përdor për të më sharë mua dhe tani si punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht une Edi Rama i PS me 2 gishta.

Emigranti: Erdha nga Londra vetëm me ta dhonë votën ty.

Rama: Dy gishtat veji këtu në kokë se më shkatërrove