'Ti Tërmet bën vetëm fitore publicitare, por nuk bën publicitet', Rama 'kërkesë' Peçit: Thuaju njerëzve se bëhen rrugë në fshat

5 Shkurt 2021, 15:19

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për segmentin e fundit prej 14km, në Salari, Tepelenë, segment ky që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë e Nivicës.

Kreu i qeverisë nënvizoi se investimet në infrastrukturë e në mbështetje të agroturizmit, u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse.

Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe batutat ndërmjet Ramës dhe kreut të bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçit. Rama i tha Peçit se ai bën vetëm fitore publicitare, por nuk bën publicitet për punën që kryhet.