Tiananmen, 30-vite pas masakrës

4 Qershor 2019, 10:08

Kur në vitin 1989 shumë regjime komuniste u përmbysën në Evropë, nxënësit e më shumë se 40 universiteteve, së bashku me punëtorë, intelektualë dhe zyrtarë publikë, marshuan në sheshin Tiananmen në Pekin për liri dhe demokraci.

Në natën ndërmjet 3 dhe 4 qershorit  të vitit 1989, tanket e ushtrisë vranë mijëra njerëz, ndoshta 10 mijë, duke i dhënë fund protestave të studentëve. Autoritetet për gjatë gjithë natës arrestuan dhe keqtrajtuan qindra protestues.

Emblemat e atij revolucioni të përgjakshëm janë ende në kujtesë: njeriu që mbante në duar dy buqeta me lule dhe u përballë me tanket e ushtrisë apo dhe tankisti që nuk iu bind urdhrit të eprorëve të tij për ta shtypur studentin e guximshëm.

Edhe pas 30 vitesh, masakra në Sheshin Tianenamen mbetet një nga temat më delikate në politikën kineze. Politika shtetërore po bën përpjekje për ta fshirë atë nga historia. Ministri i Mbrojtjes së Kinës duke folur për ato ditë, ka mbrojtur vendimin e qeverisë komuniste për ta shtypur me dhunë protestën e sheshit Tienanmen: “Ishte një trazirë politike që kërkonte rrëzimin e Qeverisë Qendrore. Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm” – është shprehur  Wei Fenghe.