Tifozët çek provokojnë ‘dardanët’, shmanget përplasja në hotelin ku po qëndron Kosova

14 Nëntor 2019, 18:22

Pas pak orësh në Plzen do të nisë ndeshja eliminatore e Europianit për Grupin A mes Republikës Çeke dhe Kosovës, e cila vendos fatet e dy skuadrave që synojnë të kalojnë me tej.

Por nga ajo që raportohet situata nuk është shumë e qetë. Një grup tifozësh çekë sipas ‘KTV’ janë afruar në hotelin ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës dhe kanë brohoritur ‘Kosova është Serbi’.

Gjithsesi i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë që ka bërë të mundur largimin e tifozëve, duke bërë edhe shmangien e një incidenti të mundshëm pasi aty pranë ishin edhe mbështetësit ‘dardanë’.

Kujtojmë se në ndeshjen e zhvilluar pak muaj më parë në Kosovë policia arrestoi tetë çekë të cilët kishin një dron dhe mbishkrime ‘Kosova është Serbi’.