Tifozët e Tiranës festojnë në rrugët e kryeqytetit shpërndahen pas thirrjes së policisë

29 Korrik, 23:05

Tifozët e klubit të Tiranes janë organizuar në një marshim gjatë kohës që ndeshja ishte drejt përfundimit. Marshimi nga Rruga Fortuzi drejt ministrisë se Drejtësisë-Sheshi Skënderbej dhe përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Deri tani nga ana e policisë nuk ka asnjë të shoqëruar pasi tifogrupi pas marshimit është shpërndarë. Festes i janë bashkuar dhe disa lojtarë të ekipit të Tiranës. Pas thirrjeve të policisë edhe tifozët janë shpërndarë.

  •  

Kategori të tjera