Tifozët e Vllaznisë ndezin kryeqytetin, atmosferë fantastike para finales së Kupës me Laçin

31 Maj 2022, 19:05

Atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët e Vllaznisë, pasi skuadra e tyre në orën 19:00 do luajë finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit.

Shkodranët kanë ardhur të shumtë në Tiranë duke qenë se ekipi i tyre përveçse trofeut kërkon fitoren për të shkuar në Europë, pasi është mundësia e vetme. Për këto arsye edhe atmosfera ka qenë e zjarrtë, ndërsa këngët dhe koret mbështetëse kanë marrë vëmendjen e qytetarëve në çdo rrugë.