Tifozët në radhë për biletat e derbit: Ia vlen të presim për ekipin e zemrës

26 Shkurt 2020, 14:06

Të rralla janë rastet kur futbolli shqiptar vë në rradhë tifozët për të blerë një biletë. Por më shumë se askush tjetër fuqinë për ta bërë këtë e ka derbi që luhet ditën e premte mes Tiranës dhe Partizanit. Deri mesditën e sotme, dy ditë para ndeshjes, janë shitur zyrtarisht më shumë se 12 mijë bileta. Në dyqanin e FSHF-së pranë rrugës së Elbasanit tifozët sot kanë pritur në rradhë.

Pritët shumë për të marë biletat? Tifozi 1: "Pesë minuta kam pritur." Tifozi 2: "Do presim tani, çfarë të bëjmë, për skuadrën e zemrës ia vlen."

Më kë jeni tifoz? Tifozi 1: “Me Tiranën.” Prisni ta fitojë derbin? “Pres ta fitojë.” Po titullin? “Mundësitë janë 50 me 50 se akoma nuk është e sigurtë.”

Tifozi 2: “Patjetër që jam tifoz i Tiranës. Titullin e pretendojmë sepse o këtë vit o kurrë më.”

Çmendim keni për tifozët që thyen stolat: Tifozi 1: “Aaaaaaaa… këtë punë nuk e honeps dot. Është veprim shumë i ulët. Në shkojmë për të parë spektakël jo për dhunë.”

Tifozi 2: “Duhet të sillën mirë, çfarë të bëjmë tani. Duhet të sillen më mirë most a bëjnë më.”

Tifozi 3: “Është shumë negative dhe duhet ti thërrasin mendjes sepse është pronë e të gjithve.”  

Përsa u përket çmimeve të biletave ata janë njëjtë si në derbin e parë. Variojnë nga 500 lekë deri në 5 mijë lekë.